Taravari: Do t’i nënshkruajë listat për deputetë, nëse dalin vet në zgjedhje!

PËRPLASJET NË ASH

Ende nuk ka një vendim të gjykatës me të cilin do të përcaktohet se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit apo Zijadin Selës.  Taravari tha se, pala tjetër vazhdimisht bën kërkesa për të ndërruar gjykatësin dhe së fundi po kërkohet edhe ndërrimi i gjykatësit të tretë. Taravari tha se, sa i përket listave për deputetët, ai është i gatshëm që t’i nënshkruajë propozimet që vijnë nga Sela, në rast se ato dalin me të vërtetë vet në zgjedhje.

“Më duket se shkohet të kërkohet gjykatësi që u konvenon atyre. Po mos të lodhen, pastaj do të ketë ankesë përsëri, më duket si një dramë që nuk është mirë. Në qoftë se duan që të dalin vetëm, unë jam i gatshëm vetëm t’i sjellin listat, t’i nënshkruajë listat t’i dërgojë në KSHZ. Nuk kisha dashur bashkëpartiakët e mi aspak që të jenë në lista të përbashkëta me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin”, tha Arben Taravari./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share