Aleanca për Shqiptarët mbrëmë në krye me u.d. Arben Taravari i shoqëruar nga ish kryetari ZIadin Sela realizuan takim me antarët e degës së Kumanovës. Siç njoftuan nga Aleanca për Shqiptarët në takim u bisedua për situatën aktuale politike në vend.
Mbrëmë në Kumanovë, në vazhdën e takimeve të U. D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari, i shoqëruar nga ish-kryetari z. Ziadin Sela dhe deputeti i zonës z. Elmi Aziri, u realizua takim me strukturën partiake të degës, ku u debatua për situatën aktuale politike në vend si dhe për organizmin e brendshëm partiak.
Kujtojmë që Aleanca për Shqiptarët para disa javëve zgjodhi Arben Taravarin në funksionin e ushtruesit të detyrës kryetar. Në kongres të jashtëzakonshëm më 17 dhjetor, kjo parti do të zgjedhë kryetarin e ardhshëm të saj. Në periudhën e ardhshme, Taravari deklaroi se do të jenë aktiv në terren për të takuar qytetarët dhe për të kthyer mbështetësit që kishin abstenuar. Në krah të tij thotë se do të jetë edhe Sela, i cili konfirmoi se nuk tërhiqet nga politika dhe as nga partia./KlanMacedonia/