Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune për personelin mjekësor me shkollë të mesme

Lista pozitive e ilaçeve do të promovohet pasi të zgjidhet Bordi Drejtues në Fondin Shëndetësorë, kështu bëri të ditur Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari I cili tha që pas shumë viteve do të përditësohet lista pozitive me nëntë ilaçe të reja.

“Ka para nuk ka asnjë problem, vetem se presim që të zgjidhet Bordi i ri Drejtues, pra Bordi ende nuk është kompletuar përndryshe nga ana jonë është dërguar para 2 jave me pajtim të Fondit. Në seancën e parë të Bordit Drejtues të Fondit listën pozitive do ta promovojmë bashkë me drejtorin e Fondit për Shëndetësisë”, tha Taravari.

Taravari po ashtu tha që në kuadër të buxhetit aktual, do të sigurojë vendime pune për personelin mjekësorë me shkollë të mesme, të cilët prej më herët punojnë pa vendime pune.

“Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë punojnë , posaçërisht personeli mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt. Nuk do të pritet buxheti i ri, do të përpiqemi që në këtë buxhet ta menaxhojmë, megjithatë më duhet kohë që të sinkronizohem edhe me ministrat e tjerë”, deklaroi Taravari.

Taravari sot foli edhe për praktikantët nga ku njoftoj që nga gjithsej 647 praktikant 300 prej tyre do të punësohen, nga ku për këtë do të vendosen kritere dhe më pas do të vendosin se për cilat objektet shëndetësore publike ka interes ndërkaq 300 të tjerë do të mbeten për vitin e ardhëshëm. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share