Arben Taravari nga VELN tha se gëzohet që në opinion është kuptuar që ka ligj të gatshëm që pritet ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesi.
“Dmth ligj të gatshëm, të cilin duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejtë të kalojë në Parliament, a që marrim mendim të dytë, nuk ka asgjë të keqe. Nëse marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias? Nuk mund të marrim sepse është ligj që është përpunuar me ekspertë ndërkombëtarë, tash nuk dua t’i përmendi emrat, njerëz të cilët që janë njerëz kredibil me shumë respekt në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare”, shtoi Taravari.