Taravari: Anëtarësia e ASH – kryesisht kundër koalicionimit me BDI

Duke folur për anketat e brendshme të bëra nga Aleanca për Shqiptarët, kreu i kësaj partie Taravari deklaroi se një numër i madh i anëtarëve të partisë nu e duan koalicionimin me BDI-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, disponimi kryesisht është që të dalin vet ose t’i bashkohen opozitës. Nëse ndodh kjo e dyta, sipas Taravarit, gjasat për ta fituar BDI-në janë të mëdha.

“Kryesisht anëtarësia e Aleancës janë që mos shkohet me BDI-në. Më shumë janë që ose vet ose të merren sërish hapa që ta sjellim ndryshimin. Por përsëri e them, duhet të bëhet një analizë e mirë. Të nxirren anketat e bëra para Kuvendit të partisë, të debatohet”, tha mes tjerash taravari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share