Korrupsioni, Taravari u shkruan letër ambasadorëve

“VETING NË DREJTËSI, POLITIKË E ADMINISTRATË”

Kreu I Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari përmes një letre dërguar ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve në vend ka kërkuar që t’i jepet fund korrupsionit në vend. Taravari e ka quajtur një murtaj korrupsionin që sipas tij e ka kapluar çdo pore të shoqërisë andaj ka kërkuar që përmes vperimeve konkrete të luftohet kjo dukruri.

“Duke shfrytëzuar qetësinë e kësaj fundjave dimri, po ju drejtohem përmes kësaj letre të hapur për t’ju kërkuar që bashkë të ngrisim një front perëndimor për evropianizimin e vendit, jo me parulla boshe të politikanëve nga të cilat janë stërlodhur dhe dëshpëruar qytetarët e vendit që po na ikin në masë drejt Evropës, por me veprime konkrete…” – shkruan Arben Taravari.

Sipas Taravarit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë duhet të fokusohet në tre akse kryesore.

Vetingu në drejtësi, në politikë dhe në administratë

Konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme

Dyfishimi i investimeve në drejtësi dhe në institucionet antikorrupsion për të siguruar pavarësinë dhe efektshmërinë e tyre” – shkruan Taravari.

Kjo letër e Taravarit vjen në një moment kur partia që drejton ai është në negociata për përfishrje në ekzekutiv, ndërsa shpeshë here kreu I ASH-së ka përsëritur se lufta ndaj korrupsionit është prirotiet nëse përfshihen në Qeveri. /KlanMacedonia/

https://www.youtube.com/watch?v=Qla7dXZDkOU

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share