Taravari: Aleanca ka dy kryetarë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Klan debat ka veçuar raportin e veçantë që ka me Ziadin Selën dhe mënyrën se si e kanë drejtuar partinë deri tani. Sipas tij, ASH synon që brenda një periudhe të ketë më shumë kryetarë e ish kryetarë partie që funksionojnë së bashku.

“Aleanca është projekt kombëtar dhe demokratik që u krijua nga z. Sela. Kam qenë afër Ziadinit, dy herë sekretar dhe pastaj nënkryetar. Në ASH që prej fillimi e kam ndjerë veten si kryetar. Ne kemi qenë si një familje, partitë tjera veç mund ta ëndërrojnë këtë mënyrë funksionimi. Unë e them se Aleanca për Shqiptarët ka dy kryetarë. Unë mendoj se sa më shumë kryetarë të ketë pas aq më e konsoliduar do të jetë ASH-ja”, deklaroi Arben Taravari./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share