”Talir” Gjashtë vite burg për ish-kryeministrin Gruevski

Ish- Kryeministri Nikola Gruevski, aktualisht azilant në Hungari, është dënuar me 6 vite burg, kurse ish-Sekretari i Përgjitshëm, Kiril Bozhinovski u dënua me kusht me dy vite për rastin “Talir” që ka të bëjë me ndërtimin e selisë së VMRO-DPMNE-së.

“Janë fajtor për shkak se i akuzuari Gruevski, I cili ka qenë Kryetar I VMRO-DPMNE-së, bashkë me Bozhinovskin – Sekretar I Përgjithshëm I partisë, në mënyrë të jashtëligjshme kanë përfituar pronë, respketivisht objektin me vlerë 132 milionë denarë” – ka thënë gjykatësja Daniela Aleksovska – Stojanovska.

Të akuzuarit janë ngarkuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku I kanë mundësuar personit juridic “Beton” SHA Shkup, të ndërtojë selinë e VMRO-DPMNE-së, në kohën kur kjo firmë kishte marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe ndërmarrje publike, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financimin e partive politike e të ngjashme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share