Në emisionin Klan Debat, deputeti i LSDM-së Mile Taleski ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po mundohet të manipuloj opinionin duke nxjerë kinse ‘afera koruptive’ kur ata vetë selinë e tyre në qendër e kanë të ndërtuar mbi afera të mëdha gjatë qeverisjes së tyre.
”Objekti i VMRO-DPMNE-së është i ndërtuar në mënyrë kriminale, duke vjedhë nga xhepat e qytetarëve, brenda është aq shum luks sa që vaza kushton me mijëra euro, qilimi 20 mijë euro. Pra këto i bën partia VMRO-DPMNE që tani me këto afera mundohen ti mbulojnë aferat e tyre të mëparshme për ta defokusuar opinion, e dini shumë mirë edhe rastin në qytetin e Shkupit ku kryetarja Arsovska i kapi duke vjedhur” – tha deputeti Mile Taleski. /KlanMacedonia/