Në emisionin Klan Debat, deputeti i LSDM-së Mile Taleski ashpër reagoi ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së ku tha se nuk mund të flisni për prona dhe afera kur njeriu i juaj Gruevski ka bërë gjitha të këqijat Maqedonisë dhe e ka dërguar shum hapa mbrapa.
”Flisni për prona dhe afera kur njeriu i parë i juaj Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov u akuzuan për gjitha aferat korruptive në vend. Pra vërtetoni atë që po e thoni para qytetarëve pastaj flasim, ja këtu kam 10 faqe të një funksionari të VMRO-DPMNE-së ku i është konfiskuar prona dhe është nën hetim, ja pra flisni për këtë shumë mirë e njihni” – tha Mile Taleski, deputet i LSDM-së. /KlanMacedonia/