Omer Idrizi i lindur në vitin 2012 me prejardhje nga Sllatina e Tetovës, që në moshën pesëvjeçare garon në atletikë në Berlin të Gjermanisë. Në Berlin jeton me familjen e tij, të cilët po e përkrahin në karierën e tij në atletikë, përcjell Klan Maqedoni.
Sukseset e Omerit filluan të shënohen që në klasë të katërt duke marrë pjesë në garat atletike Istaf World Athletics Continental Tour.
Omer Idrizi u zgjodh si më i shpejti i gjeneratës në Berlin, Brandenburg dhe Dusseldorf.
Në shkollën ku po mëson është shpallur “sportisti i vitit 2021/22” dhe gjithashtu “atleti i vitit”, me dy kupa të fituara.
Omeri ka talent edhe për futboll dhe shpreson se një ditë do të bëjë historinë qoftë në atletikë, qoftë në futboll. Ai është krenar për prejardhjen e tij dhe shpreson se jo vetëm tetovarët, por krejt shqiptarët një ditë të krenohen me arritjet e Omeri./KlanMacedonia