Talat Xhaferi arrin në Forinë – pritet me festë nga bashkëvendasit

Ka filluar festa e pritjes së kryeministrit Talat Xhaferi në vendlindjen e tij, Forinën e Gostivarit. Festa u organizua nga BDI e Gostivarit.

Xhaferi në fjalimin e tij përshëndeti bashkëvendasit e tij dhe u zotua se detyrën e re do ta kryejë me përgjegjësi, ashtu siç i ka kryer edhe pozitat e mëparshme.

“Merita e gjithë kësaj është e juaja dhe ju takon juve si qytetarë të RMV-së. Në veçanti dua të falënderoj familjen, e cila gjithnjë ka qëndruar bashkë me mua, krah meje, për të më mundësuar rrugëtim më të lehtë dhe të qartë, për atë çka është realizim dhe zbatim i pritshmërive, që të mund të ballafaqohem dhe të merrem me punët e përgjithshme, për faktin se zonja ka pasur detyrën më të rëndë që të merret me fëmijët, me familjen. Ata tani më janë rritur e kanë ardhur në pyetje nipërit e mbesat. Pa atë mbështetje, s’do mend se nuk do të kisha edhe unë qetësi emocionale, shpirtërore që të merrem me punët e përgjithshme”, tha mes tjerash Talat Xhaferi para banorëve të Forinës./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share