Takohen VV dhe LSDM

Në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, sot u realizua takim në nivel sekretarësh mes VV-së dhe LSDM-së. VV përfaqësohej nga Alim Rama dhe Hajrulla Çeku, ndërsa LSDM nga Mile Zeçeviq e Bojan Mariçiq, përcjell KlanM.
“Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore. Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, thuhet në njoftimin e VV-së./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share