Takimi Vuçiç-Zelensky/ Vuçiç: Greqia dhe Ukraina nuk ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës

Presidenti serb Vuçiç ka marrë garanci nga Ukraina dhe Greqia se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës.

Në takimin me Zelenskin u ra dakort që palët të respektojnë reciprokisht parimin e ruajtjes së integritetit territorial.

Vuçiç tha në Athinë se BE-ja po përgatit një program të rritjes së financimeve  për vendet e Ballkanit Perëndimor që do të publikohet në muajin Tetor.

Sipas tij pritet mbështetje dhe inkurajim përmes programeve të ndryshme ekonomike, si dhe një fluks shtesë i parave për rajonin tonë.

Vuçiç konfirmoi se gjatë darkës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar ashpër për deklaratat që Albin Kurti bëri në Tetovë. Ai vlerësoi sjelljen e palës greke që evitoi shfaqjen e simboleve të shtetit të Kosovës gjatë takimeve në Athinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share