DODIK: PËRBALLEMI ME PRESIONE NGA PERËNDIMI, MBËSHTESIM MOSKËN
Takimi në Moskë i Presidentit të Republikës Sërpska të Bosnjës, Milorad Dodik, me Presidentin rus Vladimir Putin, në kohën e agresionit rus në Ukrainë, ka shkaktuar reagime të ashpra në Bosnjë e Hercegovinë por edhe në arenën ndërkombëtare, njofton KlanM.
Departamenti Amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e Presidentit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe Presidentit rus Vladimir Putin, ka theksuar se asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, derisa ky vend kryen aggression ndaj Ukrainës.
Zëdhënësi i DASH-it, në deklaratën për Zërin e Amerikës, sic percjell KlanM, ka deklaruar se vendimi i Dodikut të takohet me Putinin, si dhe vendimi për të dekoruar Putinin janë veprime që nuk u shërbejnë qytetarëve të Republikës Sërpska.
“Rruga që çon drejt të ardhmes demokratike, prosperuese dhe të sigurtë, që e dëshirojnë qytetarët e B e H, shkon përmes Brukselit e jo përmes Moskës. Për këtë shkak, vizitën e Dodikut e vlerësojmë si kundërproduktive dhe para së gjithash të dëmshme” – thonë nga DASH.
Milorad Dodiku I cili është nën sanksione amerikane, të martën në Moskë, sic percjell KlanM, deklaroi se Republika Sërpska vazhdon me këmbëngulje të jetë pro-ruse, anti-perëndimore dhe anti-amerikane.
Gjatë bisedës së tij me Putinin, ai ka theksuar se Republika Sërpska përballet me shumë presione nga Perëndimi për shkak të mbështetjes për Rusinë. /KlanMacedonia/