Në Kabinetin presidencial, Stevo Pendarovski ia dorëzoi funksionin e presidentit të vendit Gordana Siljanovska Davkovës në një ceremoni zyrtare me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.
Pas ceremonisë solemne Siljanovska dhe Pendarovski realizuan një takim kokë më kokë.
Në vilën “Vodno” Siljanovska shkoi pas betimit dhe fjalimit në Kuvend para deputetëve, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike dhe shoqërore të vendit. Nga sot nis mandati i Presidentes Davkova si presidente e 6-të e vendit, njëkohësisht presidente e parë grua që nga pavarësimi I vendit./tvklan.mk/