Takimi i presidentit Pendarovski me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të vizitës së tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell KlanM.

Në takim, siç thuhet, u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm me NATO-n, në kuadër të anëtarësimit të plotë në Aleancë dhe mundësitë për avancimin e tij, prioritetet e politikës së jashtme të vendit, si dhe çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe situatën në rajon më gjerë në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.

“Presidenti Pendarovski theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që në të ardhmen të kontribuojë aktivisht në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në përballjen me kërcënimet tradicionale dhe të reja. Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski përshëndeti mbajtjen e takimit të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni nesër në Shkup dhe theksoi se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg në vendet e Ballkanit Perëndimor edhe një herë dëshmon përkushtimin e NATO-s për stabilitet dhe siguri të rajonit, në një kohë sfidash të mëdha sigurie në mjedisin tonë më të gjerë”, thuhet në njoftimin e presidencës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share