Analistët në Prishtinë: Pas marrëveshjes, mund të hiqet bllokada edhe nga 5 vendet e BE
Greqia mund të jetë vendi i radhës që do të njohë Kosovën. Të këtij mendimi janë analistët në Perishtiën. Argumentin e gjejnë te vizitat e diplomatëve grekë në vend, më e fundit pak ditë më parë nga ministri i jashtëm Nikos Dendias.
Sipas analistit Fidan Ukaj, takimi i 18 Marsit mund të sjellë edhe njohje nga vende të tjera.
Më 18 Mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut mbahet takimi i radhës mes Vuçiç dhe Kurtit ku pritet të nënshkruhet marrëveshja e re për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Klan News