Kovaçevski: Ishte i rëndësishëm – Mickoski: të shkojmë në zgjedhje
Takimi që bëri bashkë shumicën e krerëve të partive politike parlamentare përfundoi pa ndonjë dakordim. Kryeministri Dimitar kovaeçvski e vlerësoi takimin si të rëndësishëm, ndërsa Ahmeti dhe Taravari u shpehën se hapja e kushtetutës nuk do të cënojë askënd.
“Sot në takim nuk u morën vendime në bazë të të cilave do të mund të thonim se diçka që ishte propozua ishte pranuar. Megjithatë, arritja më e madhe ishte se të gjithë u ulëm në një tavolinë dhe mund t’i këmbenim mendimet dhe qëndrimet e çdo lideri politik në raport me rrugën evropiane të shtetit tonë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
“Është debatuar për të gjitha temat ku sipas vlerësimeve të mija nuk do të thotë që në një takim ti sheshojmë të gjitha dallimet. Sigurishtë që dallime ka patur, ky takim nuk duhët të jetë i fundit, por të vazhdohet me takime tjera deri në afrim të dallimeve që ekzistojnë për të ndërtuar strategjit të përbashkët se si ta ndërtojmë të sotmën. Unë e kuptoj se nuk janë qështje të lehta por ama edhe në takim kamë bërrë thirrje që ti kapërcejmë nostalgjitë, sepse ne kemi nevoj për më shumë hapa konkret drejt BE, dhe mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Hapja e kushtetutës duhet të ndodh sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër. Futja e bullgarëve nuk e cenon identitetin e shtetit. Kjo mundësi e hapjes mundëson edhe hapjen e çështjeve të tjera, siç është heqja e 20 për qindëshit për definicionin e shqiptarëve. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë në krah të maqedonasve kur vjen puna te gjuha, prandaj edhe këta të fundit duhet të na ndihmojnë në mënyrë reciproke”, vlerësoi Arben Taravari nga ASH.
E kreu i opozitares VMRO DPMNE u shpreh se shumica nuk i ka numrat për ndryshimet kushtetuese andaj kërkoi shpërbërjen e Kuvendit.
“Nuk ka mazhorancë për amendamentet kushtetuese dhe në bazë të këtij konkluzioni, përfundimi logjik i ngjarjeve është shpërbërja e parlamentit, formimi i qeverisë teknike dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këtë e kërkuam edhe ne, sot në mbledhjen e sotme, pasi u kuptua se nuk kemi një shumicë që do të votonte për ndryshimet e mundshme kushtetuese të propozuara nga shumica qeveritare”, u shpreh Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE.
Takimi i sotëm i liderëve u thirrur nga kryeministri Kovaçeski për vendimet që duhet të miratohen me konsensus të gjerë politik e shoqëror, respektivisht për futjen e bullgarëve dhe popujve tjerë në Kushtetutë që të vazhdojë rruga evropiane e vendit. Në takim nuk morën pjesë liderët Dimtar Apasiev nga “E majta” dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa./KlanMcedonia