Takimi i Lajçak me Escobar dhe këshilltarë të liderëve evropianë: Konsultime intensive për situatën në Kosovë

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbledhur në një takim urgjent këshilltarët diplomatikë të liderëve evropianë, e po ashtu edhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Lajçak shkruan se në këtë takim janë diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, shkruan Lajçak.

Në takim morën pjesë këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share