MANUEL DIAZ KALOI 13 DITË SI PENG
Futbollisti kolumbian dhe i Liverpulit, Luis Diaz, më në fund, për herë të parë u takua me babin e tij, Luis Manuel Diaz.Ky ishte kontakti i parë pas lirimit të tij nga Armata Kombëtare Çlirimtare, pasi u mbajt peng për 12 ditë.
Futbollisti i Liverpulit, Luis Diaz, ka mbërritur në Kolumbi për tu grumbulluar me kombëtaren, kurse me këtë rast ai takoi për herë të parë babanë e tij, Manuel Diaz, pas rëmbimit.
Të rikujotojmë se, Luiz Manuel Diaz, bashkë me bashkëshorten Silenis Marulanda, ishin rrëmbyer më 28 tetor nga një organizatë që qeveria amerikane e ka shpallur si terroriste.
E ëma e futbollistit ishte liruar pas disa orëve, derisa babai i tij, kaloi 13 ditë si peng derisa u lirua nga guerilët.
Në për rrjetet sociale virale është bërë një video-emtocionuese, ku takohen babë e bir dhe ku emocionet nuk kanë munguar. Shihet se si futbollisti Luis Diaz me lot në sy përqafon babanë e tij, në hapësirën ku janë edhe familjarët e tij.
Udhëheqësit e ELN-së, rrëmbimin e prindërve të Luis Diazit e kishin cilësuar si “gabim”, por kanë insistuar se rrëmbimi për të marrë sasi parash, nuk shkel armëpushimin me qeverinë kolumbiane që ishte nënshkruar paraprakisht.