Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë temë diskutimi cdo ditë e më shumë në Kosovë.
Pas një darke pune që kreu i PDK-së Memli Krasniqi zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti nisën edhe pretendimet në media që javën e ardhshme mund të inicohet nga PDK mocioni për shpërbërjen e Kuvendit.
E nga PDK nuk kanë pranuar të flasin, por jozyrtarisht kanë thënë se asnjë veprim nuk do të ndërmarrin pa koordinim edhe me partitë tjera opozitare.
Por Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon këmbëngul në qëndrimin e saj se kjo parti nuk ka vota për shpërbërje të Kuvendit pa dorëheqjen e kryeministrit.
Thotë se Kurti po tenton instrumentalizimin e opozitës.
Fatkeqësisht, në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin. LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë. LDK-ja është e gatshme të kërkojë besim qytetar, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë “Rrugën e Re” si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik. Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërbërja dhe në fund data.
Edhe nga AAK-ja thotë se shpërbërjen e Kuvendit do ta votojnë vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Kurti.
Ndërsa hedh dyshimet se në darkën Kurti Krasniqi nuk është diskutuar fare për axhendën legjislative por vetëm për zgjedhjet.
Kryeministri Albin Kurti sikurse të martën mbrëma edhe më parë ka thënë se ai ka qeverisur mirë dhe nuk ka nevojë për dorëheqje.
Ai ka thënë se është pro zgjedhjeev të parakohshme por vetëm nëse deputetët votojnë për shpërbërje të parlamentit.