Takimet e Escobar në Tiranë, Ambasada Amerikane zbardh pikat e diskutimit

Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ndodhet sot në Tiranë në kuadër të takimeve të tij me figurat më të rëndësishme të vendit, ku në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane janë postuar foto nga takimi i tij me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ambasadoren Yuri Kim e Kryeministrin Edi Rama. Krahas fotove, thuhet se Escobar do të nënvizojë këtë të Martë rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për bashkitë e vendit, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe përmbushjen e të gjtiha dispozitave ligjore nga ana e kandidatëve të përzgjedhur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share