Takim në MPJ me përfaqësuesit e komunitetit Bullgar në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Gjorgji Trendafilov dhe Lupço Gorgievski, përfaqësues të organizatave të ndryshme të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u shkëmbyen mendime për çështje që prekin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe intensiv me shtetin.

Gjithashtu u shpreh kënaqësi për qasjen e drejtpërdrejtë në shkëmbimin e mendimeve, si dhe synimi për t’u takuar sërish dhe për të intensifikuar dinamikën e komunikimit, me qëllim përfshirjen më të drejtpërdrejtë të komunitetit bullgar dhe shoqatave që i përfaqësojnë në kuadër të bashkëpunimit të rregullt të shtetit me sektorin civil.. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share