Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) sot do të jetë nikoqire e takimit të 12-të të Komitetit të përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian.
Manifestimin do ta hap kryetarja e BNJVL-së dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska së bashku me Jasna Gabriq, kryetare e komunës sllovene Trbovlje, si bashkëkryetare të këtij organi të përbashkët.
Delegatëve të pranishëm do t’i drejtohen edhe ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov, shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori David Geer, nënkryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu si dhe nga analistja politike nga Qendra për Politika Evropiane në Bruksel, Marta Muchnik.