Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka drejtuar një pyetje publike për kreun e BDI-së – Ali Ahmeti, ish shefin e DSK-së – Sasho Mijallkov dhe kreun e Komunës së Sarajit – Blerim Bexheti. Gashi aludon për një takim sekret të tre të apostrofuarve, duke hedhur dyshim për një marrëveshje eventuale për ndryshimet në Kodin Penal, përcjell KlanM.
“Kur jemi te takimet për ndryshimet e Kodit Penal, e kam edhe një pyetje: A ka pasur takim të fshehtë në Komunën e Sarajit mes Ali Ahmetit, Blerim Bexhetit dhe Sasho Mijallkovit për dakordimin e ndryshimeve të Kodit Penal?! Cili është roli i Mijallkovit në këto ndryshime?! Presim përgjigje”, thuhet në reagimin e Afrim Gashit./KlanMacedonia