Aktori i njohur i Hollywood, 7 herë kampioni i botës dhe bosët e Formula 1 janë takuar për produksionin
Shtatë herë kampioni i botës Ljuis Hemilton, drejtuesit e Formula 1 dhe shefat e skuderive u takuan me aktorin Brad Pitt gjatë provave të lira për Çmimin e Madh të SHBA në Austin, të Teksasit, ndërsa planet për një film të bazuar në këtë sport po përparojnë.
Apple TV njoftoi se kompania e produksionit që ajo menaxhon kishte fituar të drejtat për të prodhuar një film artistik që do të drejtohet nga Joseph Kosinski, regjisori i “Top Gun: Maverick”.
Me Kosinskin u bashkua edhe Pit në pistën e Austinit, bashkë me producentin Jerry Brukaimer.
Piloti i Mercedesit, Hemilton zhvilloi takime me aktorin e njohur ku folën për projektin, e gjithashtu do të jetë një ndër bashkëproducentët e filmit.
Pitt do të luajë rolin e një piloti të garave me makina i dalë në pension që vendos të rikthehet në pistë bashkë me një të ri të talentuar, e do të konkurrojnë kundër pilotëve më të suksesshëm të sportit.
Më herët Hemilton kishte deklaruar se ka shumë njerëz nga bota e Formula 1 që po japin ndihmesën e tyre në realizimin e këtij filmi.
Tv Klan