Apple humb 200 miliardë Dollarë në 2 ditë pas bllokimit të Kinës

Aksionet e gjigandit amerikan të teknologjisë Apple kanë rënë për të dytën ditë me radhë pas njoftimit se punonjësve të qeverisë kineze u është ndaluar përdorimi i iPhone.

Rënia e aksioneve me 6% përllogaritet në rreth 200 miliardë Dollarë për dy ditë. Kina është tregu i tretë më i madh për shitjen e pajisjeve të Apple, duke përmbushur 18% të të ardhurave totale.

Po kështu Kina është vendi ku prodhohen shumica e produkteve të Apple.

Mediat amerikane raportuan të mërkurën se Kina ka urdhëruar punonjësit e qeverisë që të mos përdorin iPhone në zyrë apo për qëllime pune. Por për lajmin nuk ka patur një reagim zyrtar nga qeveria kineze.

Kujtojmë se në datë 12 Shtator, Apple do të prezantojë modelin e ri iPhone 15. Aksionet e Apple vlerësohen në 2.8 trilionë Dollarë, më të lartat në botë në tregun e aksioneve. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share