Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në konferencë për media flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, shkruan Klankosova.tv.
Tahiri e cilëson vendimin e Kushtetues si vendim shumë të rëndësishëm për drejtësinë në Kosovë, pasi që pushteti i kryeministrit Albin Kurti nuk arriti ta kapë edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“Siç e dini dje, Gjykata Kushtetuese ka sjellë vendim që ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rendin kushtetues dhe është një lajm shumë i mirë për drejtësinë në Kosovë, që pushteti i madhi Albin Kurtit nuk arriti ta vendosë nën kthetra edhe një institucion kaq të rëndësishëm si Këshilli Prokurorial i Kosovës”, tha Tahiri.
“Miratimi i një vendimi të tillë do të ishte përmbysje apo kapje e madhe e fuqishme e KPK-së që sot mund të jetë nga Albin Kurti e nesër nga dikush tjetë”, shtoi ai.
Ai tregon se si GP bashkë me grupet tjera parkamentare e kanë përgaditë lëndën me avokatin Faton Fetahu, të cilin e kishin proceduar në Gjykatën Kushtetuese më 1 korrik të vitit 2022, meqenëse ky projektligj është i paligjshëm dhe antikushtetues, specifikisht në 4 amandamente, në të cilat Ministria e Drejtësisë kishte bërë ndryshime rrënjësore në mandatin dhe përbërjen e KPK-së.
“Gjatë gjithë kësaj kohe i kemi bërë thirrje ministres së drejtësisë dhe kryeministrit ta tërheqin këtë projektligj, për shkak se padyshim se do ta dërgojmë në GJK dhe nuk i përmbysh standardet kushtetuese të republikës e sigurisht që nuk mund të kalojë”, thotë Tahiri.