Tabelat dygjuhësore: Taravari bën fajtor opozitën!

“TANI NUK ËSHTË KOHA DEBATI PËR “BRANITELLAT”

Ceshtja e tabelave dy gjuhësorë do të rregullohet së shpejti ka paralajmëruar Arben Taravari në një prononcim për mediat.

Edhe për Taravarin fajtor për vendosjen e tabelave ditën e premte në kalimin kufitar Bllacë në të cilat mungoi gjuha shqipe fajtor janë opozita , gjegjësishtë Fronti Europian.

”Kishim nje press konference ku treguam disa paregullsi qe kan bere ish funksionar nga Fronti Europian respektivisht BDI dhe sateliteve te tyre. Cfare bene mbreme e nxorren nje tabele e cila eshte ndryshuar me sa kam informat ajo tabele eshte ndryshuar me urdher te ish drejtorit te ndermarjes per rruge publike tashme u zbardh kjo keshtu tabela ka me qindra ne Maqedoni. … keshtu qe nuk ishte tema per ta dramatizu, thjesht ishte defokusim. Po kaloi edhe kjo, Tabela u ndryshu dhe mendoj se u vendos nje tabele tjeter, tash do te porositet nje tabele ashtu sic duhet edhe perseri do te qendroi ne tre gjuhe” – tha Taravari.

Taravari ka komentuar edhe debatin rreth ligjit për “branitellat” të propozuar nga LSDM në parlament. Sipas tij nuk është koha tani të debatohet për ligjin për “Branitellat” dhe I njejti nuk mund të kalojë. Taravar thotë sej ligje të ngjajshme për “branitellat” nga viti 2002 deri në vitin 2015 janë votuar gjithësej 6 herë.

“Ligji për “branitellët” është sjellur në vitin 2002, 2005, 2007, 2009, 2015, 2013 dhe tani mendoj se nuk është momenti për të diskutuar për tema të tilla. Mendoj se ajo pikë tani për tani nuk do të trajtohet. Këto parti që janë në opozitë, sidomos shqiptare, të gjitha kanë votuar gjashtë herë një ligj të tillë. Kështuqë, mendoj se nuk është momenti që të për këtë të diskutohet”, u shpreh Taravari.

Ndryshe gjatë fundjavës BDI hodhi poshtë cdo pretendtim të VLEN-it rreth tabelave njëgjuhësore të vendosura në vendkalimin Bllace.

Sipas tyre, këto dështime vijnë si rezultat i mungesës së legjitimitetit zgjedhor të kësaj qeverie, paaftësisë së qartë të saj për të menaxhuar procese kyçe dhe varësisë së saj nga ndikimet politike të VMRO-së. Këto veprime janë të papranueshme dhe dëmtojnë rëndë procesin e barazisë institucionale në ven, thanë nga BDI. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share