SYRIZA dënon shkeljen e marrëveshjes së Prespës nga MPJ i Turqisë

KËKOJNË PËRGJEGJËSI DHE TË NDALOHEN PROVOKIMET

Partia opozitare greke SYRIZA ka dënon siç e quajnë shkeljet e rënda të Marrëveshjes së Prespës nga MPJ i Turqisë Hakan Fidan gjatë vizitës së tij në Shkup i cili nuk ka përmendur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut, por në fillim është drejtuar vetëm me Maqedoni. Nga kjo parti i bëjnë thirrje Qeverisë që të ndalojë nënvlerësimin e provokimeve turke.

Sipas SYRIZA ky qëndrim provokues turk nuk është i rastësishëm”, por sipas tyre, është pasojë e vendimeve politike të qeverisë Mitsotakis, e cila “drejton sistematikisht një politikë të jashtme jotransparente, duke dëmtuar interesat kombëtare, duke shmangur çdo përfshirje aktive gjithë këto vite.

Përveç kësaj, ata i kërkuan kryeministrit grek të ndërmarrë veprime diplomatike që “Turqia të respektojë përfundimisht ligjin dhe realitetin ndërkombëtar”. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share