Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar këtë të mërkurë se ai është duke menduar se si të nisin hetimin ndaj atyre që po armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe kush po armatos shqiptarët sipas tij në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe kush me këtë veprim po shkel statutin e OKB-së.
Vuçiq e tha këtë kur u pyet për hetimet që po bëhen për rastin e Banjskës në Zveçan të Kosovës, ku më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radojiçiq, sulmoi policinë kosovare duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, e plagosur policin Alban Rashiti.
I pari i Serbisë tha se ata që morën pjesë në këtë ngjarje, që ai e quan “tentim të serbëve për të mbrojtur vatrat e tyre”, do të dalin para organeve të drejtësisë në shtetin e tij, sepse kanë kryer vepra të caktuara penale.