Sylvinho, provon skema të reja për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja, optimizëm para Polonisë

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për sfidën e parë të kualifikuesve të Euro 2024 ndaj Polonisë. Në seancën e parë stërvitore të ditës së katërt, trajneri Sylvinho e ndau ekipin në dy grupe. Fillimisht stërvitje në palestër e më pas në fushë. Tekniku dhe stafi i tij punuan veçmas me secilin grup për vendosjet taktike në situata të ndryshme loje.

Në përgatitjet që po bëhen në “Shtëpinë e Futbollit” për pak minuta është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli mes dy grupeve të përcaktuara nga trajneri. Çdo gjë ka shkuar mirë dhe futbollistët janë të gjithë në formë.

23 të grumbulluarit nuk kanë probleme fizike dhe stafi mjekësor është në kujdes të vazhdueshëm ndaj lojtarëve. Nga ana tjetër edhe atmosfera është shumë pozitive si dhe ka optimizëm për nisjen e fushatës kualifikuese të europianit.

Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në Shqipëri deri të dielën, për të udhëtuar më pas drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë. Takimi i orës 20:45 do të transmetohet në Tv Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share