NË PODCASTIN E RAMËS, SYLVINHO TREGON SI PRANOI FTESËN PËR T’U BËRË TRAJNER I KOMBËTARES
Podcastin e parë për këtë sezon, Edi Rama zgjodhi ta niste me Kombëtaren shqiptare, duke ftuar trajnerin, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendëstrajnerët. Bashkëbisedimin, Rama e nisi me fokus fitoren me Poloninë që e nxori Shqipërinë të parën në Grupin E. I pyetur nga kryeministri Rama, trajneri Sylvinho ka treguar me detaje se si ka pranuar ftesën për të stërvitur Kombëtaren shqiptare.
“Le të vijmë më pas te momenti kur ju erdhi kjo ideja për t’u bërë bashkë për të stërvitur Shqipërinë. Çfarë ju shtyu të krijonit këtë ekip për të stërvitur kombëtaren e këtij vendi të vogël, një kombëtare që, sidoqoftë, nuk është mes atyre të rëndësishmeve. Çfarë e ndezi shkëndijën?” – tha Edi Rama, kryeministër.
“Unë mendoj, Edi, që kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht. Më pas, edhe Doriva më tha: “Silvio, kujdes, sepse ti ke tre vjet që nga rrugëtimi me kombëtaren braziliane për tre vjet, në botërorin e 2018-ës”. Ai e kuptonte shumë mirë punën. Një shoqëri, një klub është një gjë dhe federata është diçka tjetër. Unë kisha përvojën e kombëtares braziliane. Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin. Aty pata shtysë, shtysë të madh. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë” – tha Sylvio Mendes Campos Júnior
Rama u ofroi mbështetje drejtuesve të kombëtares në Shqipëri. Të ftuarit në podcast i thanë Ramës se ndihen krenarë për arritjet e deritanishme, por Kombëtaren e presin edhe 3 finale. /KlanMacedonia/