Dyshimet rreth pankinës së Kombëtares së Shqipërisë pas eliminimit nga Euro 2024 do të shuhen brenda kësaj jave. Tekniku brazilian Sylvinho ka përfunduar pushimet dhe pritet të kthehet në Tiranë me ide të qarta për të ardhmen.
Një takim me Presidentin e Federatës, Armand Duka, do të vendosë përfundimisht çështjen e trajnerit kuqezi.
FSHF shpreh optimizmin për rinovimin e kontratës së teknikut. Megjithatë, refuzimi i tij i mëparshëm dhe lajmet për oferta të tjera kanë shtuar dyshimet.
Paraqitja e Kombëtares në Euro 2024 solli kritika, veçanërisht për zëvendësimet e Sylvinhos. Përgjigjet do të vijnë shpejt, ndërsa fati i pankinës “kuqezi” është në duart e tij.