IFFHS e përfshin në listën për çmimin e 2023
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është një nga kandidatët për teknikun e vitit për ekipet përfaqësuese. Braziliani i cili drejtoi Shqipërinë drejt kualifikimit në Euro 2024 është mes emrave të përzgjedhur nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.
Aty spikat edhe trajneri i Argjentinës kampione Bote, Lionel Scaloni, i cili e mori këtë çmim edhe vitin e kaluar apo ai i Francës, Didier Deschamps, dy herë fitues në këtë anketë dhe shumë të tjerë që kanë lënë shenjë në karrierën e tyre.
Konkurrenca në listën me 20 emra është e fortë dhe vetëm përfshirja në këtë garë është një vlerësim i madh. Fituesi pritet të shpallet në janar. Vendimi merret nga ekspertë nga e gjithë bota. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll jep këtë çmim prej vitit 1996.
Tv Klan