Sylvester Stallone dhe gruaja e tij anulojnë divorcin

Një muaj pasi 54-vjeçarja dorëzoi kërkesën për divorc, ylli i filmave duket se i ka lënë pas mosmarrëveshjet

Ylli i “Rocky”, Sylvester Stallone dhe gruaja e tij 54-vjeçare, Jennifer Flavin, janë rikthyer sërish më pak se një muaj pasi ish-modelja paraqiti kërkesën për divorc.

“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrveshjet e tyre,” ka bërë të ditur menaxheri i Stallone për Neë York Post.

Njoftimi vjen disa ditë pasi Stallone postoi një foto në Instagramin e tij dhe gruas së tij 54-vjeçare duke ecur dorë për dore. Ai ndau gjithashtu një foto familjare të çiftit me tre vajzat e tyre.

Kjo mendohet se është një tjetër të dhënë se romanca e tyre po përmirësohej. Gjykatësi Darren Shull nënshkroi një urdhër që pezullonte përkohësisht procedurën e divorcit për t’i dhënë kohë çiftit për të arritur një zgjidhje.

“Palët bien dakord se është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja kolektivisht si familje, që të zgjidhin të gjitha çështjet që lidhen me martesën e tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës.”, thuhet në urdhër.

Jennifer Flavin dorëzoi kërkesën për divorc në 19 Gusht pas më shumë se tre dekadash së bashku. Disa ditë më parë, Stallone hoqi tatuazhin e gruas së tij që kishtë në krahun e djathtë duke e zëvendësuar me qenin e tij të ndjerë, Butkus.

Në dokumentet e gjykatës, Flavin akuzoi Stallone për shpërdorim të pasurive të tyre martesore një pretendim që aktori e mohoi. Stallone dhe Flavin u martuan në Maj 1997, gati një dekadë pasi u takuan për herë të parë në një restorant të Hollivudit Perëndimor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share