Universiteti i Arizonës do të përfshijë një lëndë të re këtë vit, të quajtur “Psikologjia e Taylor Swift – Tema të avancuara të psikologjisë sociale”.
Institucioni shprehet se është një qasje “bashkëkohore” për të studiuar psikologjinë dhe shpreson se me anë të këngëtares dhe ndjekësve të saj duke marrë shembuj të marrëdhënieve parasociale, studentët mund të mësojnë në një formë më argëtuese dhe të prekshme për ta.