Sveçla: Shpërthimi në Veri në shenjë revolte për tre të arrestuarit për krime lufte!

EKSPERTËT: DËSHTIMI I BISEDIMEVE RREZIK PËR TENSIONIMIN E SITUATËS NË VERI

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë  me granatë dore, ka ndodhur në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, rreth mesnatës.

Policia ka konfirmuar shpërthimin ndërsa ka bërë të ditur se nga shpërthime ka pasur dëme materiale ku një automjet është dëmtuar.

Mininistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka hedhur fajin në Beograd duke thënë se shpërthimi është bërë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se akti kriminal u bë si shenjë revolte për tre të arrestuarit për krime lufte.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se pas dështimit të bisedimeve në Bruksel më 14 shtator ekziston rreziku i një tensionimi të sërishëm të situatës në veri.

Ai thotë se provokimet vijnë nga ekstremistët serbë.

Ibishi përmendi edhe fjalimin e president serb Aleksandër Vuciq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York.

Drizan Shala vlerëson se tensionet mund të përsëriten nëse ka intensitet të shtuar të diplomacisë ndërkombëtare.

Eksperët vlerësojnë se të dyja palët me ndihmën e faktorit ndërkombëtar duket të punojnë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mënyrë qe veriu të mos mbetet vatër e krizave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share