Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se tashmë një pjesë e barrikadave në veri të vendit kanë filluar të largohen.
“Sipas informacioneve të fundit disa barrikada tashmë janë larguar, edhe një pjesë e barrikadave ka filluar të largohet”,ka thënë Sveçla, në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai ka theksuar se Policia e Kosovës është e gatshme të ndihmojë të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë.
Po ashtu, ka falënderuar ndërkombëtarët dhe opozitën për unitetin e treguar për mbështetjen ndaj këtij procesi të reciprocitetit./klankosova