Pas zhvillimeve të fundit në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot tek Ura e Ibrit.
Nga atje, ai tha se ka shumë punë në qytet, dhe arsyeja e shkuarjes së tij atje, ishte koordinimi i punëve.
Tutje, Sveçla ka thënë se situata është e qetë dhe se kanë kapacitete për të mbajtur zgjedhjet, dhe t’i sigurojnë zgjedhjet.
“Policia e Kosovës bën plane të saj dhe në bazë të vlerësimit të saj, ne i shtojmë kapacitetet aq sa ka nevojë”, tha tutje ministri, njofton Klankosova.tv.
Sveçla poashtu tha se respekton opinionin e ambasadorit amerikan, i cili sot tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.
“E respektojmë opinionin ambasadorit amerikan, janë institucionet ato që vlerësojnë aspektin e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha ai.
Ministri ndër të tjera njoftoi se për informacione tjera, do të mbajë sot pasdite konferencë për media.