Surprizuese, motra e Rita Orës pozon krah Dua Lipës

Elena Ora madje nuk kurseu edhe disa fjalë të ëmbla për artisten shqiptare

Është përfolur vazhdimisht për një raport jo të mirë mes Rita Orës dhe Dua Lipës por një foto e motrës së Ritës me Duan i ka surprizuar të gjithë.

Është thënë se molla e sherrit mes dy artisteve të njohura ishte sepse Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Por surpriza erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në rrjetet sociale.

Elena e madje nuk i kurseu disa fjalë të ëmbla për interpretuesen e hitit “Neë Rules”.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare për ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.

Ndërkohë Dua dhe Rita nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por që në konferencat për shtyp të mbajtura në Kosovë dhe Shqipëri, kanë folur mirë për njëra-tjetrën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share