Sonte në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Athinës zhvillohet Superkupa Evropiane mes fituesit të Ligës së Kampionëve ekipit Mançester Siti dhe fituesit të Europa Ligës, Sevilla e Spanjës. Ndeshja fillion në orën 21:00, ndërsa drejtësin do ta ndajnë arbitrat francez me në krye me François Letexier
Të mërkurën në mbrëmje, fituesja e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti, dhe ajo e Ligës së Evropës, Sevilla, përballen me njëra-tjetrën në duelin e Superkupës së Europës, një ndeshje që zbret në fushën e blertë të stadiumit “Jorgo Karaiskaqis” të Athinës dy ekipet aktualisht më të mira në Europë.
Deri më tani Mançester Siti dhe Sevilla janë përballur 4 herë në kompeticionet e ndryshme europiane të klubeve, ku skuadra angleze i ka fituar të 4 takimet. Por skuadra spanjolle me ardhjen e trajnerit Hozé Luis Mendilibar në mars të 2023 është përmirësuar shumë, kur dihet se eliminoi Mançester Junajtedin, drejt sigurimit për të 7-tën herë të trofeut të Ligës së Evropës.
Nga ana tjetër kjo është hera e parë që Mançester Siti është në finalen e Superkupës, ndërsa për Sevijën është e 7-ta, por i ka humbur 5 duelet e fundit që kur mundi Barcelonën 3-0 në 2006, kur e fitoi për herë të parë dhe të vetme këtë trofe. Për Mançester Sitin, kjo është mundësia e dytë për trofe, kur dihet se pak ditë më pare humbi mundësinë për ta fituar Superkupën e Anglisë, pasi u mund nga Arsenali.