UEFA do të shtojë në garën për këtë trofe të tjera skuadra
Në ndryshim nga çfarë jemi mësuar deri më tani, që fituesi i Champions League përballet me fituesin e Europa League për trofeun e Superkupës, garës do i bashkohet edhe fituesi i kompeticionit të tretë, pra i Konference Ligës.
Në një situatë të tillë edhe formati do të pësojë ndryshime.
Fituesi i Ligës së Kampionëve nuk do të përfshihet më në një ndeshje të vetme me fituesin e Europa League, por do të kalojë në një format të ri që përfshin një “Final Four”.
Megjithatë, aktualisht nuk janë përcaktuar ende kriteret për pjesëmarrëset, pasi nuk ka siguri as për sezonin në të cilin do të nisin ndryshimet.