Me tre gola të Besart Ibraimit, Struga Trim Lum me plot të drejtë ëndërron kualifikimin historik në UEFA Conference League. Me rezultat shumë favorizues 3:1 përballë ekipit nga Luksemburgu, Swift Hesperange, ekipi nga Struga do të udhëtojë pas një jave drejt Luksemburgut për të përfunduar detyrën e nisur në Shkup, përcjell KlanM.
Goli i parë i Ibraimit erdhi në minutën e 24 pas një gabimi të portierit mysafir, ndërsa në minutën e 40-të Ibraimi fitoi penalti që e shndërroi në gol. Swift Hesperange u përgjigj në minutat e para të pjesës së dytë duke shënuar pas një pakujdesie të mbrojtjes strugane, përcjell KlanM.
Rezultatin final e shënoi sërish ai, sulmuesi më i mirë në futbollin vendas, Besart Ibraimi. Sërish penalti e fituar dhe shënuar nga vet ai./KlanMacedonia