Sunny Hill Festival mbyll rrugëtimin në Kosovë

Radhën e ka Tirana në fund të Gushtit

4 netë të paharrueshme ofroi “Sunny Hill Festival” që mbylli të dielën rrugëtimin e tij në Prishtinë. Me mijëra ishin adhuruesit e muzikës bashkëkohore që ndoqën në parkun e Germisë performancat e artistëve me famë botërore.

J Balvin, Mahmood apo Diplo, si dhe këngëtarët më të kërkuar të trevave shqipfolëse elektrizuan skenën e festivalit.

Qershia mbi tortë ishte vetë Dua Lipa, ylli i muzikës botërore dhe themeluese e këtij festivali, që dhuroi performanca magjike me hitet më të njohura të saj.

Slogani i edicionit te tretë ishte “Më lër të lirë” një mesazh që i drejtohet të gjithëve për të liberalizuar vizat për Kosovës. Po nuk mbyllet me kaq.

“Sunny Hill Festival” do ta vijojë rrugën drejt Tiranës, për ta kthyer edhe kryeqytetin shqiptar në datat 26, 27, 28 Gusht në një kryeqendër të muzikës bashkëkohore.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share