TË RINJ NGA E GJITHË BOTA NDJEKIN FESTIVALIN
Mes muzikës dhe energjisë së jashtëzakonshme nisi nata e parë e ‘Tirana Sunny Hill’. Kodrat e Liqenit Artificial u zhytën nën ritmet e muzikës më të bukur bashkëkohore, një adrenalinë që vijoi deri në orët e para të mëngjesit.
Të ardhur nga e gjithë bota, me mijëra ishin të rinjtë që shijuan çdo moment të festës.
“Jam nga Prishtina, erdha këtu sepse nuk e ndoqa dot në Kosovë”.
“Jam nga Brazili”.
Këngëtarët më të dashur të trevave shqipfolëse si Dren Abazi, Dafina Zeqiri apo Capital T u ngjitën në skenë për të bërë atë që dinë më mirë, të ofrojnë spektakël me hitet e tyrë më të njohura.
Pas mesnate atmofera u ndez nga artistët me famë ndërkombëtare si Fedez dhe Tananai.
Sunny Hill Festival i themeluar nga ylli i muzikës botërore Dua Lipa vjen për herë të parë në Tiranë, pasi mbylli një tjetër edicion të jashtëzakonshëm në Prishtinë.
Të shtunën dhe të dielën priten po ashtu 2 netë të tjera magjike, ku në skenë do të ngjiten artistët më të pëlqyer shqiptarë e të huaj si Stormzy, Ledri Vula, MC Kresha, Getinjo, Hardëell, Afrojack, Regarde, Vin Veli etj./TvKlan/