Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar këtë të premte bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç njofton qeveria britanike, diskutimet e tyre kanë nisur me marrëdhënien e ngushtë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, duke theksuar bashkëpunimin bilateral në tregti dhe investime.
Por edhe Kosova ka qenë temë e bisedës Sunak-Rama. “Ata theksuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë”, shkruan në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
Të dy krerët kanë folur edhe për migrimin duke deklaruar se është me rëndësi që lëvizjet ilegale të pengohen pasi që paraqesin sfidë për Evropën.