Sunak-Netanyahut: Situata po bëhet e padurueshme

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak foli me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu mbrëmë pas vrasjes së punonjësve të huaj të ndihmës, duke përfshirë tre shtetas britanikë, duke thënë se është i tmerruar.

Në një deklaratë të qeverisë thuhet se Sunak në bisedë me Netanyahun ka thënë se situata po bëhet e padurueshme.

“Shumë punonjës të ndihmës dhe civilë të pafajshëm kanë humbur jetën në Gaza, situata po bëhet e padurueshme”.

“Mbretëria e Bashkuar pret të shohë veprime të menjëhershme nga Izraeli për t’i dhënë fund kufizimeve për ndihmën humanitare, për të mos konfliktuar me OKB-në dhe agjencitë e ndihmës, për të mbrojtur civilët dhe për të riparuar infrastrukturën jetike si spitalet dhe rrjetet e ujit”, citohet të ketë thënë Sunak.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share