Sulmon fizikisht gruan dhe nënën e saj, arrestohet 22 vjeçari nga një fshat i Tetovës

”Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (26-shkurt) në ora 21.45 kanë privuar nga liria 22-vjeçarin B.I. nga një fshat i Tetovës i cili është raportuar nga gruaja e tij 21-vjeçare nga një fshat tjetër i Tetovës se të njëjtën ditë rreth orës 07:30, por edhe disa herë më parë, në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht atë dhe nënën e saj 39-vjeçare.

Ai është mbajt në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse” – thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share